Përkushtimi jonë themelor në Cor-Medico është që të sigurojmë përkujdesje të gjithanëshme dhe përmbajtësore interniste-kardiologjike, individualisht për çdo pacientin tonë.
Ekzistenca e aspekteve të ndryshme të trajtimit të zemrës tuaj, mudësojnë që përditshmeri e jonë të jetë përkushtimi i plotë i të gjithë faktorëvë individualisht - nga parandalimi përmes diagnostikimit deri te mjekimi.
Ne e dëgjojmë zemrën tuaj!
Shfrytëzoni mundësinë dhe të bashkohuni familjes të madhe dhe të lumtur të
COR MEDICO.
Ndjeni përkujdesjen shëndetësore në kontinuitet dhe pa brenga nga COR MEDICO.
Përkushtim i plotë për ju dhe për shëndetin tuaj!
Në dispozicion për ju në çdo kohë dhe kudo!
Program +
mjeku juaj personal, gjithmonë me ju, gjithmonë për ju!
Dr. Nenad Zlatanoviq Mr.sci. - Specialist internist - subspecialist kardiolog
U diplomua në vitin 1996 në Fakultetin e Mjekësisë në Shkup me mesataren 9.24. Provimi specialistik e dha në vitin 2003 dhe mori titullin specialist internist. Provimin subspecialistik e dha në vitin 2009 dhe e fitoi titullin e subspecialist kardiolog. E mbrojti tezën e magjistraturës në temën: "Korrelacioni i koncentracioneve të plazmës të homocisteinit me paraqitjen dhe zhvillimin e sëmundjes arteriale koronare" në vitin 2009.
Në vitin 1998 është trajnuar në programimin e stimuluesve kardiakë (Pacemakers) në selinë e Sulcer Medica në Bruksel, Belgjikë.
Nga gushti i vitit 2000 deri në janar të vitit 2001, është trajnuar për punë bazike shkencore në laboratorin për hulumtimin e lipideve, në Uashington DC, pranë Spitalit të Veteranëve.
Në mars të vitit 2003 është trajnuar për implantimin dhe programimin e Regjistruesve të implantueshëm "loop" në Spitalin Universitar në Heraklion, Kretë, Greqi me mentor Prof. P. E. Vardas.
Në maj të vitit 2010 është përsosur në lëminë e kardiologjisë nën organizim të FASH-AMI në Salzburg, Austri.
Në mars të vitit 2015 ka vazhduar me trajnime në kardiologji edhe atë në spitalin Franz-Josef në Vjenë, Austri, me mentor Doc. Dr. A. Schweighofer Dr. sci.
Pjesëmarrës në shumë kongrese dhe simpoziume shkencore kombëtare dhe ndërkombëtare.
Paraqitet në autor dhe koautor i më shumë se 40 punimeve shkencore.
Nga viti 1998 - 2010 ka punuar në Klinikën e Kardiologjisë në Shkup, në Qendrën për implantim dhe kontroll teknik të stimuluesve kardiakë (Pacemakers) dhe ICD. Merrë pjesë në mënyrë aktive në rrjedhën e përgjithshme të punës në klinikë, si në pjesën ambulatore ashtu edhe në pjesën stacionare.
Më së shumti merret me problematikën e aritmive, diagnostikimin dhe trajtimin e tyre, diagnostikimin dhe trajtimin e sëmundjeve koronare arteriale dhe prevencionin në kardiologjinë sportive.
Posedon dituri profesionale, përvojë dhe aftësi për të kryer ehokardiografi, stres-test koronar, Holter EKG-, Holter ABP, ehodijagnostikë të organeve të brendshme, tiroides, eho dopler të enëve periferike të gjakut, trajtim ambulator dhe mjekim i pacientëve.
Posedon dituri profesionale, përvojë dhe aftësi për kryerjen e procedurave të reanimimit themelor dhe të avancuar.
Si asistent në katedrën e Mjekësisë interne, ka marrë pjesë në procesin shkencoro-mësimor në Fakultetin e Mjekësisë.
Në mars të vitit 2010 e themeloi dhe filloi me punë në praktikën private për mjekësi interne me kardiologji Kor - Medico në Shkup.
ул. ,,Народен Фронт“ 3 / 4 - 1,1000 Скопје, Македонија - (Наспроти ,,Зебра“)
Понеделник - Среда - Петок 8:00-16:00 / Вторник-Четврток 12:00-20:00
cor_medico@yahoo.com / Телефон: 02 3216 380 / 078 582 067