Mjeku juaj personal,
gjithmonë me ju,
gjithmonë për ju!
Pse të kenë mjek personal vetëm personat e famshëm dhe të pasur? Bëhuni edhe ju VIP person!
A MUNDET NJË PROGRAM I KËTILLË TË SIGUROJË KURSIM TË PARAVE?
Kursimi i parave dhe kohës janë vetëm një pjesë e përfitimeve për shfrytëzuesit e këtij programi. Ajo që është përfitim i veçantë është të shmangim testet e panevojshme dhe rrezikun nga ata. Ne kemi kohë të mjaftueshme për përkushtim të plotë për zgjidhjen e çdo problem veç e veç.
Për shfrytëzuesit e këtij programi, ofrojmë ekzaminime në të njëjtën ditë kur do të kërkohen, me të cilën gjë arritëm të reduktojmë dukshëm numrin e hospitalizimeve të panevojshme.
SI MUNDEM TË MËSOJ MË SHUMË PËR ATË QË OFRONI?
Lajmërohuni në telefonin 02 326 380 ose 070 582 067 dhe caktoni termin për një bisedë informative, e cila është pa pagesë.
Ne do të përpiqemi ta spjegojmë përmbajtjen e programit dhe të përcaktojmë nevojat tuaja reale.
SHËRBIMET NË
EKG
НNUMËR I PAKUFIZUAR I KONSULTAVE
në disponim 24/7
ДDOPLER I EKSTREMITETEVE TË SIPËRME
DHE TË POSHTME
EHO TË ZEMRËS, ORGANEVE TË
ABDOMENIT, GJËNDRËS TIROIDE
KOPLER I KAROTIDEVE
STRES TESTI KORONAR
ANALIZA LABORATORIKE
HOLTER – EKG
PASQYRA KONTROLLUESE E GJAKUT DHE
STATUSI URINAR
PRIORITET GJATË PRANIMIT TË PACIENTËVE
VIZITA DHE KONSULTA NË RAST TË HOSPITALIZIMIT
KONTROLL PAS THIRJES
VIZITA SHTËPIAKE
SI DO TË MUNDEM TA FITOJ MJEKUN TIM, PAS PËRFUNDIMIT TË ORARIT TË PUNËS?
Disponueshmëria në telefonin mobil, ose në njërën nga mënyrat moderne të komunikimit elektronik 24 orë në ditë, shtatë ditë në javë, 365 ditë në vit.
ÇFARË DO TË NDODHË NËSE HOSPITALIZOHEM?
Detyrim i joni është që të bashkëpunojnë me mjekët në spitalin ku do hospitalizoheni dhe të sigurojmë historinë tuaj të plotë mjekësore të cilën e posedojmë dhe njëkohësisht të koordinojmë të gjitha procedurat dhe trajtimet.
NËSE KAM SIGURIM, A DO KEM HARXHIME SHTESË?
Nëse sigurimi shëndetësor standard i plotëson të gjitha nevojat dhe pritjet tuaja, atëherë duhet të përdorni vetëm ato mundësi. Por, në qoftë se dëshironi të keni përkushtim personal, mbështetje të ekspertëve mjekësor, koordinim të procedurave të përkujdesjes shëndetësore dhe përkujdesje mjekësor prioritare, atëherë duhet ti bashkangjiteni programit tonë dhe ti shfrytëzoni përfitimet të cilat i ofrojmë.
PSE I KOMBINONI KARDIOLOGJINË DHE MJEKËSINË INTERNE NË PRAKTIKË TË PËRBASHKËT?
Përveç asaj që është specialist në mjekësinë interne Dr. Nenad Zlatanoviq është edhe subspecialist kardiolog. Duke pasur parasysh se sëmundjet kardiake përfaqësojnë shkakun kryesor të vdekshmërisë në vend, Cor Medico, duke e kuptuar plotësisht nevojën për zbulimin e hershëm të problemeve kardiake dhe trajtimin e tyre në kohë, përpiqet të mundësojë, sa është e mundshme, një përkujdesje direkte për secilin që do ta kërkojë atë nga ne.